Nuk ka paqe për Botërorin e futbollit, që është në program për t'u luajtur në vitin 2022.
Katari, që është edhe shteti i përcaktuar për t'u luajtur ky eveniment futbollistik, po i krijon shumë problem FIFA-s.
Duket sikur ky eveniment nuk do të luhet në verë për shkak të temperaturave shumë të larta, por ndeshjet do të zhvillohen në dimër.
“Botërori i Katarit nuk do të zhvillohet në verë, në muajt qershor-korrik, por me shumë mundësi ndërmjet datave 15 nëntor -15 janar dhe mbetet për t'u përcaktuar ndërmjet këtyre datave periudha njëmujore”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke.
Temperaturat mesatare në këtë periudhë shkojnë në 25 gradë Celsius ndryshe nga muajt e verës, kur arrijnë deri në 50 gradë.
Por më pas ka ardhur edhe përgënjeshtrimi nëpërmjet zëdhënëses, e cila ka konfirmuar se ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar për Botërorin e Katarit dhe se sekretari i përgjithshëm, Valcke ka shprehur thjesht mendimin e tij.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com