FIFA i ka hapur dritën jeshile futjes së teknologjisë në fushë për golat fantazmë.

Pas episodeve të fundit në kampionatin Europian të futbollit që u zhvillua në Polonia dhe Ukrainë,

ku vendasve të Ukrainës ju është mohur një gol i rregullt. Organizmi më i lartë i futbollit botëror pas

mbledhjes urgjente në selinë e FIFA-s ka marrë vendimin historik. Ky vendim është cilësuar se do të

hapë një epokë të re në futboll. Aplikimi i teknologjisë me chip të instaluar në topin e futbollit apo edhe me

 mënyra të tjera do të fillojë të aplikohet nga Botërori i klubeve në Japoni, më pas nëse do të rezultoj i

suksesshëm do të përdoret në kupën e Konfederatave, e cila do të jetë prova e fundit përpara Botërorit të Brazilit më 2014.

(d.b/shqiptarja.com)