Ish-kapiteni i Portugalisë Luis Figo ka dhënë mendimin e tij në lidhje fituesin e Topit të Artë. Sipas luzitanit që ka qënë edhe pjesë e ekipit të Realit të Madridit, trofeun individual duhet të fitojë Cristiano Ronaldo. “Cristiano ka bërë një edicion fantastik, ka qënë një makineri golash. Me Realin e Madridit ka bërë gjithcka që mund të bënte një lider. Gjithastu edhe me përfaqësuesen dha maksimumin në kampionatin Europian. Prandaj mendoj që Topin e Artë duhet ta fitojë Ronaldo” shprehet Figo. Të dy futbollistët portugez kanë luajtur me madrilenët duke lënë gjurmë me paraqitjet e tyre të mrekullueshme.