Luis Figo mendon se Ronaldo i ka të gjitha mundësitë që ta fitojë Topin e Artë.
Legjenda e Real Madridit mendon se bashkëkombësi i tij e meriton çmimin prestigjioz pasi ka realizuar paraqitje mjaft të mirë me Realin, por edhe me kombëtaren në kampionatin Evropian, pavarësisht se nuk shkoi më shumë se në gjysmëfinale.

“Asgjë nuk mund ta ndalë që ta fitojë. Ronaldo është njëri nga favoritët për t’i fituar të gjitha çmimet individuale që ekzistojnë, sidomos këtë vit, sepse ka pasur një edicion pozitiv në të gjitha kompeticionet” shprehet Figo.


Nata gala e ndarjes së çmimeve do të jetë më datë 7 janar në Zyrih të Zvicrës. Kandidatët për Topin e Artë janë Ronaldo, Iniesta dhe Mesi.

dylber balla