Figura e Enver Hoxhës, rikthehet
në muze, pas 22 vitesh

Figura e Enver Hoxhës, rikthehet <br />në muze, pas 22 vitesh
GJIROKASTER - Nostalgjikët e Enverit, që sot e tutje, do të kenë se ku të shikojnë dhe të çmallen me udhëheqësin e tyre shpirtëror. Një kënd të posaçëm, është rezervuar për ish liderin komunist në Muzeun e ri të qytetit, i pozicionuar në ambientet e brendshme të kështjellës së Argjirosë.

Fotografi të rrokura gjatë vizitave në Gjirokastër të ish diktatorit komunist në periudha të ndryshme, si dhe veprat e tij të famshme përfshirë edhe ato mjaft të njohura si “Titistët”, “Me Stalinin”, “Vitet e vegjëlisë”, ndodhen të reklamuara tek stendat. Ndërkohë pjesë e muzeut, janë edhe momentet e rrëzimit të monumentit të tij në qytetin e lindjes më korrik të 1991.

Pak më tej, si për t’i dhënë rëndësi këtij fakti, një dokumentar kushtuar tërësisht vizitave të ish diktatorit në Gjirokastër, ka mbajtur të mbërthyer para ekranit, ministrin e Berishës, Spiro Ksera deputetin e zonës. Nostalgjikë të Enver Hoxhës, kanë vlerësuar faktin e prezencës së ish liderit të tyre, në vendin që i takon.

Ngritja e Muzeut të Gjirokastrës i katërti në radhë mes tre të tjerëve, ka qenë një iniciativë e fondacionit “Gjirokastra” e ndihmuar edhe nga katër donatorë kryesisht amerikanë që kanë kontribuar me një fond gati 500 mijë eurosh, kjo në vazhdën e investimit për rijetëzimin e kështjellës së qytetit.

Muzeu i ri, ka një hapësirë prej 450 metra katrorë dhe me lartësi 5-6 metra. Në të janë të pasqyruara historia dhe traditat e Gjirokastrës dhe rajonit të Luginës së Drinos që nga prehistoria e deri në ditët e sotme. Muzeu, do të administrohet nga Bashkia e Gjirokastrës, si një pasuri publike dhe për nga dizajni, është i pari në llojin e vet në Shqipëri pasi ndriçimi, është tejet profesional.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga