‘Figurë mbreslënëse’, nga Ndrenika te Anagnosti, ‘karvani i dashurisë’ përcjell Mimika Lucën, artistët rrëfejnë aktoren e Ndrekën: Kishin një ëndërr për Gjergjin!

 

Një karvan i gjatë njerëzish, qëndron pas ish-Lidhjes së Shkrimtarëve... Kolegë, miq e të afërm përcollën artisten Mimika Luca, bashkëshorten e Ndrekës, të ndarë nga jeta këtë të martë, në moshën 85-vjeçare....

“Mirënjohje, për të gjithë punën dhe dashurinë që kemi dhënë në artin skenik, ku Mimika ka kontributin e saj të çmuar”, thotë aktorja Roza Anagnosti.

E rrëfejnë vitale Mimikën, deri në ditët e fundit, kur një goditje cerebrale përkeqësoi shëndetin e saj deri në shuarjen fizike. Por, vepra e saj humane e artistike, filmat që përcjellin imazhin e gruas, nënës së mirë, të shqetësuar, do të shoqërojnë breza të tërë...Me një kontribut të vyer në teatër e kinematografi. Mimika interpretoi mbi 30 role, si Nica te “Gjenerai i ushtrisë së vdekur”, Luçia te “Borgjezi fisnik” apo Dila te drama “Cuca e maleve”, por edhe karaktere që e kanë skalitur portretin e saj te një publik më i gjerë në filma si “Në shtëpinë tonë”, “Treni niset në 7 pa pesë” apo  “Përrallë nga e kaluara”.

“Kam pasur kënaqësinë t’i njoh nga afër, të shikoj nga afër krijimtarinë e tyre. Me Ndrek Lucën kam bërë filmin e parë artistik dhe që prej asaj kohe, ai shkoi lart edhe më lart. Por, edhe Mimika, në disa filma veçanërisht ka krijuar figurë shumë të bukur, si “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara” etj., apo në filma televiziv. Mbetet pa diskutim një nga figurat më mbreslënëse të kinemaotografisë shqiptare të para viteve ‘90”, shprehet kineasti Piro Milkani.

Bashkëshorte e një aktori me peshë si Ndrek Luca, i lidhi një dashuri e fortë që kur u panë në Teatrin Kombëtar, pjesë e të cilit ajo do të bëhej për 15 vjet radhazi prej 1962-shit, duke lënë mënjanë karrierën e saj 12-vjeçare si balerinë e “Operas”, por jo dashurinë për kërcimin... të cilën e rrëfen aktorja Aishe Stari, me të cilën kanë ndarë jo vetëm skenën por edhe të njëjtën klasë.

“Ishte e dukshme që Mimika kishte qenë balerinë, sepse në orët e kërcimit, kërcente shumë herë më mirë se ne. Kërcimi ishte një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, ka qenë një ëndërr e saj. Por, mendoj se ajo bëri shumë mirë që kaloi në pjesën e dramës, se ne duam edhe të mbetet puna jonë”, shprehet aktorja Aishe Stari.

Puna e saj në , siç tregojnë kolegët, ishte e pandikuar nga Ndreka si aktor.

“Ajo ishte puna e Mimikës dhe prezenca e Ndrekës në mënyrën se si ajo qasej ndaj aktrimit, nuk ndihej. Sepse për aktrimin, duhet që në radhë të parë të kesh talentin, dhe që të arrish atje ku duhet, kërkohet të punosh shumë”, shprehet më tej Stari.

Mimika, sipas kolegëve ishte një artiste dell të mirë dramaturgeje, por edhe me një kontribut të çmuar edhe si pedagoge tek “Artet”.

“E kam njohur në periudhën e saj të pensionit, ku kemi pasur mundësi të flasim edhe për historinë e teatrit shqiptar por edhe për shkrimet e saj, sepse ajo ka qenë edhe dramaturge. Dhe ajo jetonte, vazhdonte të jetonte me pasionin edhe sigurisht me kujtimet e asaj plejade të jashtëzakonshme që Teatri Kombëtar ka pasur në oborrin e tij dhe në skenën e tij”, shprehet regjisori Altin Basha.

“Mimika ishte një artiste në shpirt, punëtore e jashtëzakonshme, një komunikuese shumë e mirë dhe ishte pedagoge e shkëlqyer”, shprehet aktorja Rajmonda Bulku.

Përtej skenës, miqtë e kujtojnë si një grua të urtë, bashkëshorte e nënë të përkushtuar. Të dy me Ndrekën, të dashuruar pas artit skenik, që dëshironin ta përcillnin edhe tek fëmijët.

“Një çift i veçantë që kishin një ëndërr, dhe ëndrra e tyre ishte Gjergji, donin që ai të bëhej aktor. Gjergji është djalë shumë i mirë, por më duket se nuk ishte aktor shumë i mirë, por kishte aftësi impreditoriale. Por mbi të gjitha është një njeri që respekton të kaluarën artistike të prindërve të tij”, shprehet Milkani.

Mimika Luca, u përcoll sot në mesditë për në banesën e fundit në Sharrë

.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë