‘’Nuk ka qenë qëllimi fare që mbrojtja e të të dhënave personale të cënonte transparencën e gjyqësorit’’.
Media dhe gazetarët nuk do të pengohen të kenë akses në serverin e të dhënave pranë gjykatës së Tiranës.
Është ky premtimi i kreut të kësaj gjykate Enkeledi Hajro në një reagim për Report Tv ku për herë të parë shpjegon përse u bllokua aksesi.
‘’Çështje me interes siç janë gjyqet që ju ndiqni së fundmi, që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, organizatat kriminale, edhe me jetën private të personave publik. Në website e gjykatës së Tiranës ju do të gjeni informacion të saktë, me emra dhe mbiemra se çfarë ka ndodhur në çdo çështje’’,-u shpreh Hajro.
Sipas zonjës Hajro kufizime do të ketë vetëm në disa çështje të konsideruara delikate në lidhje me të mitur dhe krimet sekuale.
Prej disa ditësh Report Tv ka ndjekur këtë shqetësim që lidhet me transparencën e funksionimit të drejtësisë, ndërsa sipas Hajro së shpjeti me Reformën në Drejtësi do të vendoset dhe gjyqtari për mediat i cili për çdo seancë do të përgatisë relacionet që do jenë publike.
‘’Gjyqtari për mediat parashikohet të zgjidhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kshu e ka parashikuar dispozita, i cili do të marrë edhe 5% më shumë pagesë’’,-u shpreh Harjo.
Si funksion publikimi i të dhënave?
Hajro përgjigjet se prej 2002 ata kanë në përdorim një nga sistemet më të mira dhe model por sot po tentohet të zhbëhet ajo që u ndërtua me shumë mund.
‘’Sistemi IT që është implementuar në gjykatën e Tiranës, në vitin 2002. Është i vetmi sistem që ofron prodhimin e statistikave, dhe çdo informacion të nevojshëm për çështjen. Gjurmohet çështja që nga fillimi deri në dhënien e vendimit’’,-përfundoi Hajro.
Shqetësimit të Report Tv iu bashkuan në fundjavë dhe gazetarët e kronikës së zezë dhe Zëri i Amerikës i cili i kushtoi transparencës në gjyqësorë një kronikë të posaçme.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO