"Fiks Fare" ka dy bukuroshe të reja si velina në sezonin e ri. Pas audicioneve të zhvilluara, fituese janë shpallur Dajana Ponari dhe Altea Noka, të cilat nuk janë emra të panjohura nga publiku shqiptar.
Bukuroshja brune, Dajana Ponari është kurorëzuar “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera si “Miss Sirena”. Po kështu është marrë me modeling, ndërkohë që pasion për të është edhe aktrimi.
Biondja Altea Noka është studente për drejtësi si dhe mban një çmim bukurie, atë të “Miss Bikinit 2018”. Përveç modelingut, Altea është notare, për tetë vite, ku është marrë me not, në një nga ekipet e njohura të kryeqytetit. "Fiks Fare" do të nisë transmetimin në 2 shtator.