Fiksimi i Ilir Metës për të 'prodhuar' armiq të Edi Ramës

Fiksimi i Ilir Metës për të 'prodhuar' armiq të Edi Ramës

Presidenti Ilir Meta

Ilir Meta duket se ka një fiksim për të prodhuar armiq të Edi Ramës, një vit para çdo palë zgjedhjesh parlamentare. Në verën e vitit 2016, pasi kishte lobuar personalisht, madje dhe pasi kishte dërguar korrierë me çantë tek disa anëtarë të pabindur të Gjykatës Kushtetuese, arriti të marrë një rezultat 8 me zero kundër Koço Kokëdhimës, në atë kohë krahu i djathtë i Edi Ramës, të cilit ju hoq mandati si deputet, për konflikt interesi.

Ndërkohë që në qershor festoi shkarkimin e Kokëdhimës, me shpresë se njerëzit e vet në Jug do zinin vendin e tij, në një nga ditët e gushtit e thirri Kokëdhimën në Lalëz për t’u sqaruar dhe për t’i mbushur mendjen se shkarkimin në Gjykatë Kushtetuese e kishte nga Edi Rama dhe Donald Lu.

Madje, për të vrarë dy zogj me një gur, i mbushi mendjen që Rama ja kërkoi Donald Lu-së dhe ai e realizoi në Gjykatën Kushtetuese. Bëhej fjalë për diçka që e kishte bërë tërësisht vetë, madje duke lënë shumë gjurmë rrugës.

Qëllimi ishte që duke krijuar fraksionin Kokëdhima para zgjedhjeve të vitit 2017, dhe duke e marrë atë me vete, të faktorizohej në kurriz të së majtës.

Në fakt i bëri të gjitha, bindi dhe Kokëdhimën për këtë, i cili si delirant e donte armikun e rëndësishëm, në këtë rast SHBA dhe Edi Ramën, dhe nuk i mbushej mendja që ja kishte bërë një drejtor i Ilir Metës me çantë në dorë.

Por kjo nuk është se e ndihmoi dot Ilir Metën, pasi ky i mori Koçon, ndërsa Rama i mori Lulzim Bashën, ja mbylli në një dhomë tre orë dhe zgjedhjet e 2017 shkuan qartësisht në tavolinë të Edi Ramës.

Tani po përpiqet të bëjë përpjekjen e dytë. Dy ditë më parë ka thirrur një botues të afërt të tij, dhe i ka kërkuar të bëjë një shkrim të egër, sipas të cilit ligjin në PS e bën Linda Rama dhe ajo do godasë Erion Veliajn e broçkulla të tjera.

Botuesi nuk ka pranuar. I xhindosur pas kësaj, ka dalë dhe ka bërë publik “planin” për një medie të re “transparente”, me gazetarë kritikë, për t’i treguar botuesit të pabindur se ai ka mjete të tjera.

Pastaj atë që se ka shkruar botuesi, e ka shkruar një nga punonjëset e partisë. Dhe debati u mbyll nga Veliaj, i cili me një twiter të shkurtër, i kujtoi dhe lekët dhe 7 për qindëshin dhe e uroi për medien e re.

Në të njëjtën ditë ai ka mbledhur në Presidencë ish- socialistët  e vjetër Meidani, Malaj e Majko, për t’i treguar Ramës se ai ka në dorë edhe të shkuarën e PS.

Pastaj ka vazhduar prapë me shkrime të ashtuquajtura “diversioniste” mbi Veliajn, Tahirin, Ramën etj.

Duket se ka një turbullirë që nuk e zë vendi, pasi i duhet një Kokëdhimë tjetër në PS, para zgjedhjeve të vitit 2021.

Për kaq i bën të gjitha këto stërmundime këto ditë, që nga përpjekjet për të investuar tek një “medie e re”, e deri tek tek përpjekjet për të ngjallur socialistët e vjetër.

Me sa duket  e ka bindje se po të prodhojë “armiq” të Edi Ramës brenda socalistëve dhe pastaj t’i marrë ai në mbrojtje, do të arrijë t’i ndajë socialistët.

Ndoshta e ka dhe nga fakti që po mendon të dalë më vete Bashës në zgjedhje dhe të marrë dhe ndonjë fraksion socialist.

Kokëdhimën e ka nga 2016 dhe mund ta marrë. Meidanin e Malajn po ashtu i ka. Pandi po dihet që është dezhurn.

Por përpjekja për të bërë betejë me Veliajn në këtë pikë, thjesht ka për ta bërë Veliajn yllin e socialistëve, pasi i jep si kalë beteje Ilir Metën.

Se siç e dimë të gjithë, Veliaj është lloji i politikanit që do sebepe të tipit, ose dasma, ose vdekje, për t’u shfaqur. Me dasma e ka tepruar.

Një si Ilir Meta i duhet që të bëhet i dashur për të gjithë, në betejë me të. Madje kam frikë se do bëhet i dashur dhe për ca demokratë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 20/08/2020 16:41

    Metmuti hajdauti

    Përgjigju
  • roza: 19/08/2020 20:51

    Po që e ke qarë...sidomos me Pandin dezhurn. Ilir Meta po diskretitohet për ditë, nuk e kuptoj, nuk i mjaftojnë postet e ofiqet që mori nga socialistët? Tani do vënd për gjtihë familjen, duke filluar nga zonja e parë deri tek zonja e fundit. President i pafytyrë, i paskrupullt. Abrogoni vëndin e presidentit, nuk kemi nevojë të paguhet me lekët e shqiptarëve një individ me 82 sejmenë që punon kundër Shqipërisë.

    Përgjigju
  • LORA: 19/08/2020 20:26

    E ka te kote diversionin,,, se i mungon f.nano dhe se eshte karte zero kredibilitet. Kryesorja,se Popuĺli i Majte nuk i lejon me gangsterizmat me vullnetin e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë