Lazio fitoi 1-0 kundër Bayern Munich në "Olimpico". Ndeshja e parë e raundit të 1/8 në Champios League foli për "Shqiponjat" e Sarrit, teksa me lojë të mirë u shqua edhe Elseid Hysaj.

Shumëkush u surprizua kur e pa në fushë nga minuta e parë, por në 60 minutat e aktivizimit shkodrani i Kombëtares tregoi nivel të lartë dhe mbuloi mirë një driblues si Sane.

"Tregohet i vëmendshëm dhe realisht nuk i mungoi asgjë përballë Bayernit. Madje nuk mungoi as problemi fizik që e detyroi të zëvendësohej. Vjen lart e poshtë duke neutralizuar plotësisht Sane. Mbron shumë mirë, por arrin edhe të depërtojë përpara. Ndeshje e nivelit të lartë dhe notë 7.5", thuhet në mediet italiane.

Notë e lartë për Hysajn, që u detyrua t'i linte vendin Lazzarit për shkak të një lëndimi.