FILADELFIA, 27 shtator /ATSH-DPA/ - Papa Françesku bëri thirrje për një rol më aktiv të grave dhe laikëve në Kishën Katolike gjatë një meshe me udhëheqësit e kishës së Filadelfias.
"Ne e dimë që e ardhmja e kishës në një shoqëri që po ndryshon shpejtë bën thirrje për një angazhim shumë më aktiv me gratë dhe laikët", tha papa.
Në bazilikën e Katedrales së Shën Pjetrit dhe Shën Palit, papa foli për kontributin e madh që gratë, laikët dhe besimtarët kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për jetën në komunitetet tona.
Papa Françesku mbërriti në Filadelfia nga Nju Jorku.
Papa, i pari nga Amerika Latine, gjithashtu foli për lirinë fetare për emigrantët në Independence Hall, ku u nënshkruan dy deklaratat amerikane, ajo e Pavarësisë dhe e Kushtetutës.
"Ishte pikërisht këtu, në këtë vend, ku u shpallën për herë të parë liritë që përcaktojnë këtë vend", tha ai./ /n.r/ a.jor.