Filialet do taksohen si kompani
të pavarura, VIP-at i shmangeshin
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi dje dy projektligje që lidhen me çmimin e transfertave dhe kanë të bëjnë me transaksionet e kompanive shumëkombëshe.
TIRANE - Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi dje dy projektligje që lidhen me çmimin e transfertave dhe kanë të bëjnë me transaksionet e kompanive shumëkombëshe: “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”” “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””.
Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete në fjalën e tij përpara anëtarëve të komisionit vuri në dukje se dy nismat e propozuara, janë rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me IFC-në (International Finance Corporation) dhe OECD. “Çmimi i transfertave rregullohej në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, por mungonte detajimi, çka e bënte të pazbatueshëm. Në kushtet kur transfertat kryhen nga korporata multinacionale ndryshimet e propozuara marrin një rëndësi të dorës së parë,” tha Mete.
Duke iu referuar udhëzuesve të publikuar nga OECD për këtë çështje, zv.ministri sqaroi se vendoset parimi i tregut mbi transaksionet e kompanive të ndryshme dhe për efekte fiskale kompani të cilat i përkasin të njëjtës korporatë do kryejnë transaksione dhe do të paguajnë çmimin përkatës si të ishin kompani të pavarura.
Në p/ligj vendoset detyrimi për deklarimin e transaksioneve mbi një vlerë të caktuar, si dhe rritet dokumentimi i transaksioneve që kryhen dhe rriten mjetet dhe kapacitetet e organeve tatimore për të kontrolluar këto transaksione. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm ka të bëjë me marrëveshjen paraprake të çmimit të transfertës mes organeve tatimore.
Shkrimi u publikua sot (22.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(
d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18