TIRANE- Operacioni i koduar “Pisha” në kordinim me forcat RENEA dhe Policinë e Shtetit ka vënë në prangat 4 shtetas të akuzuar për kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Mes të arrestuarve janë Filip Gjeloshaj, i cili është arrestuar dhe më parë nga forcat RENEA në një shkëmbim zjarri në Tropojë si dhe Nikollë Mulaj, Rindard Prongi dhe Besnik Meshaj. Arrestimi sot në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë.
Për të arrestuarit gjykata e rrethit Tropojë kish caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë pasi ndaj tyre ka nisur një procedim penal.
Ndërkaq në një tjetër operacion të koduar Topografi është bërë i munduar arrestimi i Selejman Metanit në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë Metani ka falsifikuar dokumente pronësie dhe me anë të mashtrimit ka plotësuar një dosje duke e dorëzuar në agjensinë e kthim kompensimit të pronave me pretendimin e përfitimit të 43.000 m2 tokë në bregdetin e Velipojës.
PERBALLJET E GJELOSHIT ME POLICINE
Pa i mbushur të 20-at, Gjeloshi do të akuzohej se në Lekbibaj kishte kryer një vrasje, akt për të cilin sot e asaj dite nuk u vërtetua. Ndërkohë do të arrestohej, e lirohej për atë akt, emri i tij do të skalitej fort në përballjet me policinë. Në 2006 Filip Gjeloshi i rezistoi me armë për orë të tëra përballjes me RENEA-n në një shpellë në Lekbibaj. Asokohe arrestimi i tij ishte një nga sukseset më të mëdha të policisë, por shpejt Gjeloshi do të linte sërish qelinë. Në 2011 i shpëtoi një atentati në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com