LEYTE - Gjunjëzohen Filipinet pasi tajfuni Haiyan mendohet të ketë shkaktuar gati 10 mijë viktimave, ndërsa ka lënë pas shkatërrime dhe dëme të jashtëzakonshme.
Haiyan rezulton të jetë tajfuni më shkatërrues që ka goditur ndonjëherë vendin.
Raportimet e policisë flasin për afro 10 mijë të vdekur, ku pjesa më e madhe e tyre mbetën të bllokuar nën gërmadhat e ndërtesave të shembura ndërsa shumë të tjerë ranë viktimë e furisë së ujit.
Provinca më e goditur duket të jetë Leyte, në qendër të Filipineve.
“Bëmë një mbledhje me guvernatorin e provincës dhe bazuar në përllogaritjet e qeverisë, janë gati 10 mijë të vdekur”-tha për mediat Elmer Soria, drejtues i lartë i policisë.
Ndërkaq janë gati 4 milionë personat e zhvendosur, ndërsa gjysmë milioni ndodhet nëpër qendrat e evakuimit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në qytetin Tacloban, kryeqytet i provincës Leyte, në qendër të arqipelagut.
Super tajfuni, i kategorisë 5 vërshoi në Filipine, fillimisht në provincën Cebu, pas shkatërrimeve në disa fshatra bregdetarë me erëra që arrinin deri në 315 km në orë. Ndërkaq janë pezulluar totalisht trafiku i tragetëve, autobusëve dhe rreth 200 fluturime janë anulluar.
Ndërkohë 600 mijë persona janë evakuar në Vietnam ku tajfuni pritet të mbërrijë të hënën në mëngjes, 24 orë më vonë nga sa ishte parashikuar. “Kemi evakuar më shumë se 174 mijë shtëpi, me më shuëm se 600 mijë persona” ka thënë zyrtarët e Vietnamit.
Cdo vit, Filipinet goditen nga dhjetra stuhi tropikale dhe tajfunë, Haiyan është stuhia e 24-t që godet vendin vetëm këtë vit. Arqipelagu është veçanërisht bastioni i parë i tajfunëve që krijohen në Oqeanin Paqësor.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47