FILIPINE - Tajfuni Haiyan, ka shkaktuar të paktën 100 viktima në qytetin Tacloban, në qendër të Filipinës. Këtë gjë e kanë komunikuar burime nga qeveria vendase dhe sipas Shërbimit të Aeronautikës në Tacloban, trupat e viktimave gjenden nëpër rrugët e qytetit.
 
Tajfuni Haiyan, është cilësuar si tajfuni më i fortë i të gjitha kohërave dhe po lëviz me shpejtësi jashtë Filipineve, pasi ka shkatërruar shtëpi, ka shkaktuar mbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike, dhe komunikimet telefonike.
 
Shpejtësia e erërave, kur Tajfuni Haiyan preku tokën, ishte 313 kilometra në orë, duke shkaktuar furtunën më të fortë të regjistruar ndonjëherë në këtë arqipelag. Dhjetëra dhe mijëra persona, kanë gjetur strehim nëpër shkolla, qendra sportive dhe struktura të tjera publike të mbyllura.
 
Autoritetet kanë mbyllur 200 fluturime të trafikut ajror, të transportit detar dhe gjithashtu aktivitetin e peshkarexheve. Nga fuqia e tij e madhe, ky Tajfun është cilësuar si katastrofik.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)