Ka shkuar në 41 numri i viktimave prej tajfunit që ka goditur Filipinet prej tre ditësh me erëra deri në 200 km/orë shpejtësi.
Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në ishujt Visayas në qendër të arkipelagut.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Administrimit të Katastrofave, prej tajfunit janë shkatërruar 260,000 shtëpi dhe afro 100,000 njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre.
Qeveria e Filipine vlerëson se stuhia e fuqishme tropikale ka shkaktuar 21 milion dollarë dëme në bujqësi dhe infrastrukturë.
Komento