Japonia është përfshirë nga tajfuni Dujuan, i cili ka sjellë stuhi të fuqishme, reshje intensive dhe rrëshqitje dheu në disa zona të vendit.

Rreth 2 milionë persona janë vendosur nën urdhër evakuimi, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik të lartë për jetën.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 50 mijë persona. Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në disa pjesë të vendit.

Në Yokosuka, autoritetet po kërkojnë një grua në të 60-at, e cila dyshohet se është marrë nga një rrëshqitje dheu. Në prefekturën Chiba, një burrë në të 50-at u shpëtua pasi mbeti i bllokuar gjatë punës për pastrimin e mbetjeve në një zonë të prekur nga rrëshqitjet.

Dujuan, është tajfuni i 25-të që godet Japoninë këtë vit. Sipas studimeve Japonia është bërë më e ekspozuar ndaj stuhive shkatërruese, por ndryshimi i klimës nuk mendohet se po rrit numrin e këtyre stuhive në nivel global, dhe madje mund t'i bëjë ato më pak të zakonshme në disa rajone.

Megjithatë, me rritjen e temperaturave, tajfunët që formohen ka të ngjarë të bëhen mesatarisht më intensivë.