Dy tërmete kanë tronditur tokën në Filipinet veriore duke i hedhur mijëra njerëz në një panik.

Tërmetet ndodhën disa orë larg njëri-tjetrit në krahinën e Batanes, një grup ishujsh të vegjël në brigjet e Luzonit, ishullit më të madh në Filipine.

Prej lëkundjeve të tërmetit banorët u larguan nga shtëpitë e tyre në mes të natës dhe dolën në rrugë.

Mediat filipinase transmetuan imazhe të ndërtesave të shkatërruara dhe rrugëve të dëmtuara.

Sipas Institutit Amrikan të Gjeofizikës, tërmetet e regjistruar kishin magnitude 5.4 dhe 5.9 ballë.

Nga informacionet e para në vendgjarje, prej tërmeteve kanë humbur jetën  tetë persona dhe rreth 60 u plagosën.

Më 22 prill, një tërmet i fortë me epiqëndër në Gutad, në ishullin e Luzonit, shkaktoi vdekjen e njëmbëdhjetë banorëve.

Filipinet janë pjesë e atij që quhet "rripi i zjarrit" të Paqësorit, zona më sizmike në planetin Tokë.