FILIPINE - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus u rrëzua nga një mbikalim në Manila të Filipineve. Sipas hetimeve të para, autobusi doli nga rruga dhe ra mbi një furgon duke lënë të vdekur në vend shoferin e tij.

Kruqi i Kuq i Filipineve raportoi se 8 persona duke përfshirë edhe shoferin e autobusit mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

Zytarët vazhdojnë hetimin për të zbardhur shkakun e aksidentit, por mendohet se arsyeja ishte lagështira e rrugës.


(v.gj/shqiptarja.com)