Rrëzohet avioni në Filipine, vdesin të gjithë pjesëtarët e bordit, zë poshtë dy persona (VIDEO)

FILIPINE- Një avion u rrëzua në Filipine, ku mbetën të vdekur të nëntë personat në bord. Sipas mediave të huaja, avioni u rrëzua në një zonë turistike dhe shpërtheu në flakë dhe nga përplasja e tij u plagosën dy persona që gjendeshin në tokë.

Eric Apolonio, zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Filipineve, tha se aeroplani ishte në një fluturim evakuimi mjekësor nga qyteti jugor Dipolog në provincën Zamboanga del Norte dhe u zhduk nga radari për arsye të panjohura pasi fluturoi mbi Laguna. Avioni ishte menduar të ulej në Manila.

Personat në bord ishin dy pilotë, dy infermierë, një mjek, një pacient, gruaja e pacientit dhe dy persona të tjerë, raportoi policia për mediat e huaja.

Zjarrfikësit dhe një ambulancë mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e duhur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)