Milani nuk po gjen qetësi, pasi ka ndryshuar sërish timonierin. Largimi i holandezit Sedorf duket se është cështje orësh, pasi Filipo Inzagi do të jetë trajneri i ri i kuqezinjve.

Vendimi është marrë pas një takimi të gjatë që zhvilloi presidenti Berluskoni me Galianin dhe drejtuesit e ekipit të Milanit. Në fund edhe pse ende nuk është bërë zyrtare mediat italiane kanë zbuluar se Inzagi do të jetë trajneri i ri.

Por, problemet nuk kanë marrë fund, pasi holandezi ka vendosur që të dërgojë për gjykim prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme, pasi ka deklaruar se do të reskpetojë kontratën që ka firmosur deri në 2016.


d.b/shqiptarja.com