TIRANE- Studimi i nacionalizmit ndër shqiptarët paraqet vazhdimisht sfida. Pikëpyetje të mëdha ngrihen përsa i përket përqafimit të tij nga popullata shqiptare pasi asnjë nga skemat e njohura të studiuesve nuk u përshtatet zhvillimeve kulturore dhe politike të zgjimit kombëtar të shqiptarëve. Pothuajse në të gjithë literaturën ekzistuese rreth lindjes dhe shfaqjes të nacionalizmit mes shqiptarëve nënvizohet fakti se kjo rrymë pati vështirësi për tu përqafuar nga ta dhe se u zhvillua më vonë se në etnitë dhe popullsitë e tjera të Ballkanit.