/ATSH-AFP/ - John Kerry, sekretari amerikan i Shtetit dhe homologu rus, Serguei Lavrov filluan sot në Gjenevë bisedimet, që mendohet të jenë të vështira, për të ardhmen e Ukrainës dhe vrasjen e Boris Nemtsov, një prej opozitarëve kryesorë të Vladimir Putin.
Ky takim u zhvillua një javë pasi John Kerry akuzoi zyrtarët rusë për mungesë sinqeriteti përsa i përket luftimeve në lindje të Ukrainës.