Rihapen kufijtë ajrorë me Austrinë, Serbinë dhe Greqinë, vijnë pasagjerë shqiptarë e të huaj

TIRANË- Sot janë rihapur kufijtë ajrorë me 3 shtete, përkatësisht me Austrinë, Serbinë 1dhe Greqinë. Avioni i parë që është ulur në aeroportin Nënë Tereza është nga Vjena dhe ka sjellë 120 pasagjerët e parë. Kështu janë hapur zyrtarisht edhe kufijtë me këto shtete por shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve duhet të jenë rezidentë atje.

Këta janë udhëtarët e parë që kanë zbritur në tokën shqiptare nga Austria, pas më shumë se tre muajsh me kufij ajror të mbyllur. Nga Austria do të jenë 130, nga Serbia 68 dhe nga Greqia 150 persona. Vetëm fluturimi nga Frankfurti që mbërrin në orën 18.15 me aeroplanin Air Albania është riatdhesim.

Nën masa të rrepta sigurie, të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant, tashmë të gjithë ata qytetarë shqiptar që janë të pajisur me leje qëndrimi, janë rezidentë në Bashkimin Evropian apo kanë nënshtetasi evropiane, tanimë do të mund të fluturojnë në këto destinacione. Ky është hapi i parë pozitiv pas tre muajsh të mbyllur, kështu i komenton drejtori i ekzekutiv i aeroportit Nënë Tereza Constantin von Alvensleben, rihapjet e kufijve me këto shtete.

 “Janë tre fluturime sot, shpresojmë te kemi një rihapje te shpejte edhe me vendet e tjera tashme. ky i sotmi ishte një hap shume pozitiv. Ne kemi tre muaj pa punuar, kemi pasur fluturime riatdhesimi dhe për mallra, pra nuk kemi pasur pune normalisht. Ka një humbje me 95% të atyre fluturimeve që ne kemi pasur por që pa u futur shumë në detaje edhe humbjet janë afërsisht në të njëjtin nivel”, u shpreh për Report TV, drejtori ekzekutiv i TIA, Constantin von Alvensleben.

Hapja më e madhe e kufijve ajror pritet të jetë më 1 korrik, datë kur është njoftuar edhe nga Bashkimi Evropian, ndërkohë këtë të hënë riatdhesohen shqiptarët e mbetur në Gjermani. Ndërsa më 12 qershor në vend mbërriti edhe Charteri i parë me turistë nga Bjellorusia.

Kujtojmë se më 12 qershor mbërriti në Shqipëri charter-i i parë me 189 turistë nga Bjellorusia pas 3 muaj mbylljeje nga pandemia e COVID-it.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/06/2020 15:36

    Kufijte të mbahen mbyllure me jorgjete pergjithmone!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur