Të shtunën, Pallati Buckingham publikoi fotografinë e parë mbretërore të mbretit Charles III dhe familjes së tij mbretërore për të shënuar fillimin e mbretërimit të tij pas përfundimit të periudhës së zisë mbretërore të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Në foto kanë dalë katër anëtarët e familjes mbretërore: Mbreti, bashkëshortja e tij Mbretëresha Camilla, Princi i Uellsit dhe i pari në radhën e fronit Ëilliam si dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton. Modelet më të hershme për monedhat zyrtare që shfaqin Mbretin Charles III u zbuluan të premten, dhe do të jenë gati për përdorim publik deri në fund të vitit.
Fotoja e mbretit në monedhë është pa kurorë, siç bënin mbretërit e mëparshëm, duke përfshirë edhe gjyshin e tij, Mbretin George VI. Megjithatë, monedhat që mbanin fytyrën e mbretëreshës Elizabeth e përshkruanin atë me kurorën gjatë mbretërimit të saj rekord 70-vjeçar.