Fillon gjykimi ndaj Bujar Bukoshit dhe Ilir Tolajt

Fillon gjykimi ndaj Bujar Bukoshit dhe Ilir Tolajt
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po mbahet seanca e parë për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, dhe ish-sekretarit të Ministrisë se Shendetësisë , Ilir Tolajt dhe 9 të akuzuarve të tjerë.

Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it, pritet ta konfirmojnë aktakuzën për ish-zyrtarin e lartë qeveritar, ndërsa gjykimi do të vazhdojë më 20, 21 dhe 22 gusht.

Seanca e sotme bazohet në aktakuzën që prokurorja angleze Maria Bamije ka ngritur kundër Bujar Bukoshit, Ilir Tolajt, Arbetina Pajazitit, Nexhat Shabanit, Ismet Hysenit, Hajrullah Fejzës, Zenel Kuçit, Bekim Fushës, Alban Thaçit, Basri Asllanit dhe Imer Ajetit për shpërdorim të pozitës zyrtare , keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomik, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore dhe përpjekje për të marrë ryshfet. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga