Fillon Kampionati Europian i Peshëngritjes, Shqipëria kërkon trofetë me 7 sportistë

Fillon Kampionati Europian i Peshëngritjes, Shqipëria kërkon trofetë me 7 sportistë

Briken Calja

Nga 15-23 prill në Armeni do zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes. Në pedanë do zbresin peshëngritësit më të vlefshëm, duke synuar një rezultat të mirë, çka do vlente për pikët e Lojërave Olimpike, Paris 2024.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë Kampionat Europian me 7 sportistë. Konkretisht Briken Calja në peshën 73 kg, Erkand Qerimaj në peshën 73 kg, Daniel Godelli në peshën 81 kg, Ertjan Kofsha në peshën 81 kg, Kristi Ramadani në peshën 81 kg, Krenar Shoraj në peshën 89 kg dhe Arjeta Rade në peshën 76 kg.

Kuqezinjtë janë gati dhe kanë udhëtuar për në Armeni me idetë e qarta, për t'u kthyer në atdhe me disa trofe. Kampionët si Calja, Qerimaj apo edhe Godelli, kanë pritshmëri të larta në disiplinat e tyre, duke mos përjashtuar edhe surprizat nga peshëngritësit e tjerë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia