Fillon futja e materialeve zgjedhore serbe në Kosovë 

Fillon futja e materialeve zgjedhore serbe në Kosovë 
Në pikë kufitare Dheu i Bardhë, në drejtim të Bujanocit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë, njoftojnë mediat serbe, duke cituar burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Të arrestuar janë kryetari i Komunës së Vitisë Sreçko Spasiq, i zgjedhur nga zgjedhjet serbe të mbajtura vite më parë në Kosovë dhe punonjësit e adminsitratës komunale Ivica Najkiq dhe Aleksandër Stojilkoviq, raporton portali Koha.

 arrestuari i katërt është Svetozar Nashkoviq, polic i Departamentit të Policisë së Ferizajt”, ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug, zëvendësdrejtori i policisë së Serbisë, Branislav Mitroviq, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ministria serbe për Kosovën ka bërë me dije se arrestimi i serbëve është bërë, “pasi tek ata është gjetur material votues dhe për shkak se janë punonjës të institucioneve serbe.”

Kjo ministri ka kërkuar nga EULEX-i që të reagojë me urgjencë dhe që të arrestuarit të lirohen.

Vijnë dhe reagimet e para nga mbledhja e Qeverisë. "Qeveria po punon që pretendimi i Serbisë që është quajtur agresion për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë të dështojë" Thaçi  ka thënë se do të përdoret e gjithë forca kushtetuese e ligjore që Serbia të mos interferojë në çështjet e brendshme të vendit.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet