/ATSH/-Që nga ora 11:00 kur edhe ka filluar nënshkrimi i peticionit për kallëzim penal ndaj Ministrit për Komunitet dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq, janë mbledhur mbi 1500 nënshkrime.

Shkendije Hoda nga Këshilli i Shoqërisë Civile tha se ky kallëzim penal do të dërgohet në Gjykatën Themelore të Gjakovës, do t'i dërgohet kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusarit, kryeministrit Isa Mustafa, si dhe Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, pasi ministri Jabllanoviq, ka ofenduar qytetaret e Gjakovës.

Ai shtoi se tentojnë t'i mbledhin më shumë se 20. 000 mijë nenshkrime. Hoda pohoi se interesimi i qytetareve është mjaft i madh. Ndryshe, kjo iniciativë do të vazhdoj deri të premten./kosovapress/