Nis punën Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar! Ndryshojnë tabelat, vulat e uniformat, por jo ndërtesa

Nis punën Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar! Ndryshojnë tabelat, vulat e uniformat, por jo ndërtesa

TIRANE- Me 16 gjyqtarë dhe në të njëjtën godinë ku u dhanë vendimet për Krimet e Rënda për 15 vite me radhë, nis sot punën Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Drejtimin e saj e merr gjyqtari Sandër Simoni i cili më herët ka drejtuar pikërisht Krimet e Rënda, po ashtu i pandryshuar ka mbetur edhe posti i kancelarit të cilin do të vijojë ta mbajë Saimir Shyti, deri në emërimin e kancelarit të ri të kësaj gjykate.

Ndërkohë tashmë drejt përfundimit janë edhe përgatitja e vulës së institucionit, emërtesat, tabelat orientuese për publikun, togat e gjyqtarëve, uniformat e nëpunësve deri tek serverat e sistemi i kamerave të vëzhgimit të cilat do t'i japin një tjetër fytyrë institucionit që do të marrë vendimet për çështjet më të rëndësishme me drejtësinë.

Kamerat e sigurisë janë një element i ri në këtë godinë, të cilat do të mbajnë në monitorim audio dhe video të gjithë ambientet e përbashkëta të saj.

GJKKO do marrë në dorë dosjet e bujshme të gjykuara më herët me nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Me ngritjen e SPAK e cila 'shkrin' Prokuorinë e Krimeve të Rënda, është pikërisht Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që do të jepë vendim fajësie apo pafajësie për çështjet e hetuara prej saj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?