Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot dy ndeshjet e para të javës së dhjetë. Gjithçka merr jetë në 14:00 me Kukësi - Vllaznia, për të vijuar më pas me Erzeni - Laçi në 17:00.

Në "Kukës Arena" të dyja skuadrat vijnë nga fitoret edhe pse në pozita aspak të njëjta. Shkodranët një javë më parë mundën 0-2 Skënderbeun në Korçë, ndërsa Kukësi fitoi 1-0 me Laçin në shtëpi. Me 12 pikë Vllaznia mban vendin e pestë në klasifikim, ndërsa Kukësi me 10 pikë ndodhet në vendin e nëntë. Edhe pse me vetëm dy pikë diferencë, distanca në tabelë është e madhe.

Në "Arenën e Demave" në kryeqytet, Erzeni pret Laçin në 17:00. Shijakasit nuk kanë gjetur stadium dhe shtëpia e tyre e radhës do bëhet stadiumi i Partizanit. Të dyja skuadrat vijnë pikërisht nga humbjet, me Erzenin që u mund 2-1 nga Partizanit dhe Laçin që humbi me Kukësin. Pas javës së nëntë, Laçi me 13 pikë mban vendin e tretë dhe Erzeni me 11 pikë vendin e shtatë.

Superliga - java 10-të:

E premte

14:00 Kukësi - Vllaznia

17:00 Erzeni - Laçi

E shtunë

14:00 Tirana - Dinamo

17:00 Skënderbeu - Egnatia

17:00 Teuta - Partizani