Ka startuar kampionati i 74 kombëtar me ndeshjen Vllaznia – Skënderbeu, e cila ka përfunduar me rezultatin 1 – 3 për korcarët. Skënderbeu e ka nisur mjaft mirë mbrojtjen e titullit kampion duke shpartalluar Vllazninë brenda në shtëpi me shumë lehtësi duke mos e vënën në dyshim për asnjë moment fitoren. Autori i golave për ekipin e Mirel Josës është sulmuesi kroat Pero Pejic, i cili është mbreti i stadiumit “Loro Boriçi”.
Ndeshja ka nisur me ceremoninë e lamtumirës nga futbolli për ish – sulmuesin Vierosin Sinani. Më pas fjalën e kanë pasur dy ekipet në fushën e blertë. Vendasit e nisin mirë ndeshjen duke rrezikuar në minutat e para, por finalizimi lë për të dëshiruar. Këtë moment e shfrytëzon Skënderbeu që shënon golin e parë në këtë kampionat në minutën e 19’ kur Lilaj jep një top të bukur për Pejic, i cili nuk heziton të godasë duke zhbllokuar shifrat. Goli vendos heshtjen në stadiumin “Loro Boriçi” dhe çorienton formacionin e debutuesit Duro.
Ndërsa korcarët vazhdojnë me momentin e mirë dhe dyfishojnë rezultatin përsëri me Pero Pejiç në minutën e 34’, me këtë rezultat mbylet edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Vllaznina mundohet të reagojë, por bomberi kroat Pejiç, nuk i lë shumë hapësirë duke trefishuar shifrat. Për t’u shënuar në pjesën e dytë është vetëm goli i Smajlit për Vllazninë, i cili ka shërbyer vetëm për statistika.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com