Ka filluar takimi i Presidentës së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle. Pas takimit, Jahjaga dhe Fyle, do të marrin pjesë në takimin Këshillit Kombëtar për Intergime Evropiane.
Komiisonieri Fyle në takim me presidenten Jahjaga është i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar.
Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Fyle, po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin e vendit Hashim Thaçi. Gjatë kësaj vizite, Fyle do të lansojë studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociim me BE-në.
Por, sipas të përditshmes Zëri, studimi i fizibilitetit po “lansohet” përmes një deklarate politike, njëjtë sikur nisja e procesit të dialogut për liberalizim të vizave. Komisionari evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, vjen në Kosovë për, siç e thonë edhe në Bruksel, vetëm “nisjen ceremoniale të studimit të fizibilitetit” për Kosovën, shpjegon Zëri.
Nëse ky studim do dalë pozitiv, atëherë Kosova mund të nisë negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, një hap shumë serioz në drejtim të marrëdhënieve bilaterale Kosovë – BE.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com