Film dokumentar për legjendën e operës Luciano Pavarotti

Film dokumentar për legjendën e operës Luciano Pavarotti

Luciano Pavarotti

Luciano Pavarotti ka qenë një ndër figurat më të famshme e të dashura botërore.

Fituesi i çmimit “Oscar”, regjisori Ron Howard do të sjellë filmin dokumentar  të tenorit legjendar, 12 vite pas vdekjes së tij, duke e sjellë sërish në vëmendjen botërore.

12 tetori është ditëlindja e tij dhe vetëm disa ditë më vonë filmi do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Romë.

Në film do të përfshihet historia, zëri, sekretet e tij duke sjellë rrugëtimin i tij të pabesueshëm të jetës.

Ai ishte djali i një bukëpjekësi dhe u bë superyll ndërkombëtar i  operës.

Filmime që nuk janë parë kurrë më parë dhe imazhet initme të tij në prapaskenat e shfaqjeve janë mundësuar nga arkivat e familjes së tij.

Sipas regjisorit Howard, qëllimi kryesor i filmit ishte të zbulonte burrin, babanë, filantropin dhe artistin me një marrëdhënie komplekse të jetës së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja