PRISHTINË- Në edicionin e XII të Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër, që do të zhvillohet nga data 2 deri më 7 dhjetor, këtë vit do të garojnë edhe filmat e studentëve kosovarë.
Sipas Kosovapress, drejtoresha e Festivalit SKENA UP, Hana Qena, nënshrkoi sot një marrëveshje me profesorin në Fakultetin e Arteve. Ismet Sijarina.
"Si festival i studentëve ne dëshirojmë që t'i fusim në një konkurrencë të përbashkët të gjithë prodhimet e filmave nga e gjithë bota, përfshirë edhe filmat kosovarë. Ne besojmë që cilësia e filmave kosovarë duhet të konkurrojë me cilësinë e filmave të studentëve nga vende të ndryshme të botës", tha Qena.
Jemi të lumtur, vijoi Qena, që kemi arritur këtë marrëveshje që nëpërmjet këtij projeksioni special, SKENA UP të prezantojë prodhimet e fundit të filmave të studentëve kosovarë.
"Në këtë mënyrë ne do të shpërfaqim para mysafirëve të festivalit që vijnë nga shkollat më të mira të filmit në botë dhe audiencës lokale, filmat më të mirë të studentëve kosovarë", u shpreh Hana.
Programi i filmave për këtë projeksion special ashtu sikurse edhe për konkurrencën ndërkombëtare do të përgatitet nga Fakulteti i Arteve në bashkëpunim me SKENA UP.
"Kemi rënë dakord që në vend të konkurrencës kombëtare, në SKENA UP të organizohet një ditë që i dedikohet shkollës sonë të filmit. Kësisoj edhe SKENA UP si festival i studentëve do të mbajë ekskluzivitetin e premierave të filmave të studentëve kosovarë, të cilët zakonisht prodhohen në fundvit", tha profesor Sijarina.
Programi i shfaqjes do të zgjasë afërsisht 1 orë dhe në të do të shfaqen prodhimet më të fundit të studentëve kosovarë të filmit. /ATSH/
/Shqiptarja.com