Me 2 çmime Golden Globes për skenarin më të mirë nga Quentin Tarantino dhe aktorin më të joprotagonist nga Christoph Waltz, si edhe me 5 nominime Oskar, "Django Unchained" zbarkon në Tiranë.

Në kulmin e lavdisë së tij, filmi me aktorët Jamie Foxx, Leonardo Di Caprio, , Samuel L. Jackson dhe Kerry Washington dhe Christoph Waltz fillon projeksionet shqiptare në kinema Millennium, më 18 janar. Ngjarjet e filmit vendosen në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës para luftës civile.

Django (interpretuar nga Jamie Foxx) është një skllav historia e tmerrshme të cilit me ish pronarët e tij e con ballë për ballë me Dr. King Schultz (interpretuar nga Christoph Waltz) I cili është në kërkim të vëllezërve kriminelë Brittle.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, Suplementi Fundjava, 18 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)