Filmi i ri i Edmond Budinës: Ju
rrëfej deputetin që mohoi babain

Filmi i ri i Edmond Budinës: Ju<br />rrëfej deputetin që mohoi babain
Regjisori i njohur Edmond Budina pas suksesit ndërkombëtar të filmit “Letrat e erës” sapo ka mbaruar në Korçë xhirimet e filmit të ri që mban titullin titullin “Të thyer”.
 
Problemet e realitetit shqiptar, si ndotja e ambientit, raporti prind fëmije, korrupsioni në nivel të lartë qeveritar, e mbi të gjitha ndotja e shpirtit do të jenë pjesë e filmit më të ri të Budinës.
 
Filmi do të shfaqet premierë më 19 shkurt në Kinema Millenium në Tiranë. Budina thotë për Report TV se ky film ka mesazhe universale, duke na rrëfyer edhe fabulën intriguese të filmit.
 
Një deputet që ka arritur majat, prej korrupsionit, arrin të mohojë ekzistencën e të atit që ka qenë në mërgim dhe në burg për të mos humbur reputacionin.

“Subjekti i filmit është një baba që kthehet nga Italia ku ka vuajtur një periudhë të gjatë në burg. Kthehet në Shqipëri troket në portën ku ka pasur shtëpinë dhe nuk gjen familjen që ka pasur dikur. Prej një komshiu  mëson se djali është një politikan dhe një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri ndërsa e shoqja ka vite që nuk është më. Këtu pastaj fillon dhe drama e filmit”, shprehet Budina.
 
Sipas Budinës mesazhet për ndotjen e mjedisit shoqërohen me pasojat, me atë që regjisori e quan ndotje shpitërore të shoqërisë. Sipas regjisorit Budina, filmi flet me gjuhën e fotografisë dhe mesazheve.

“Filmi ka një gamë të gjerë duke nisur që nga ndotja shpirtërore deri tek ndotja e ambientit, raporti i njeriut me natyrën me ambientin. Me këtë dua të nënvizoj edhe kontrastin që ekziston në shoqërisë shqiptare midis këtij realiteti të ashpër dhe vështirësive që njerëzit kanë. Është një dramë e mosmirënjohjes”, thotë Budina.
 
Kasti i aktorëve që luan në filmin “Të thyer” përbëhet Edmond Budina, Laert Vasili, Nikolla Llambro, Zamira Kita, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Artan Islami, etj. Filmi të thyer pas premierës së 19 shkurtit do të shfaqet më pas në 23 shkurt ne të gjitha kimematë e kryeqyrtetit.
 
Filmi “Të Thyer” është i mbështetur nga qendra kinematografike dhe Radiotelevizni shqiptar është një bashkëprodhim mes artistëve të vendeve Shqiptari, Itali, Maqedoni.

[gallery]21030[/gallery]

budina
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore