Tiranë, 5 Janar / ATSH/ - "Heroi" eshte filmi qe vjen si një rrëfim për ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën e pasluftës, kur ai përballet me jetën e vështire, i cili në regjinë e Luan Kryeziut pritet të shfaqet në datën 8 janar 2014 në kinematë e kryeqytetit.
Një bashkëfinacim me Qëndrën Kinematografike të Kosovës, filmi "Heroi" intepretuar nga kasta e aktorëve si, Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Çun Lajçi, Selman Lokaj, Enver Petrovci, Haqif Mulliqi etj, është shfaqur për herë të parë si premierë në Shqipëri në nëntor të vitit të kaluar, gjatë festivalit të filmit "Tirana International Film Festival" dhe tashmë ai rivjen për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi ta shohin në sallat e kinemave.
Filmi kosovar "Heroi" me regji te Luan Kryeziut, është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare. Protagonisti i filmit "Heroi" është vetëm njëri prej idealistëve të një lufte të tmerrshme, të cilin paslufta e shndërroi në personazhin, tiparet e të cilit, nuk e kishte menduar se do t'i gjente ndonjëherë tek vetja e tij.
Një luftëtar i zhgënjyer. Humbës i paqes. Një bartës i një sindrome të pashërueshme, asaj të luftëtarit, dhimbja e të cilit vazhdon në Ballkan.
/k.m//a.ke/












