Filmi “Agon” i Budinës në garë
për çmimin "Oscar"

Filmi “Agon” i Budinës në garë<br />për çmimin
TIRANE- Filmi “Agon” i regjisorit Robert Budina është përzgjedhur në listën rekord të 76 filmave të huaj, që do të konkurrojnë për çmim Oscar në vitin 2014. Emërimet për 5 filmat finalë, që do të konkurrojnë në natën fituese, do të shpallen në 16 janar 2014. Emërimet për 5 filmat finalë, që do të konkurrojnë në natën fituese, do të shpallen në 16 janar 2014.

“Agon” u xhirua në Selanik të Greqisë me një përzgjedhje aktorësh grekë dhe shqiptarë dhe me një trupë të përzier teknike shqiptaro-greko-rumune. Protagonisë në film janë Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Xhevdet Jashari nga Maqedonia, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili, Antonis Kafetzopulos dhe Isabella Kogevina nga Greqia, Nikolla Llambro, Hajrie Rondo dhe Ergys Çekrezi.

Subjekti
Filmi me skenar dhe regji të Budinës është një histori integrimi mes popujsh me kultura e tradita të ndryshme, një histori që i bie kambanave të alarmit kur këta popuj priren nga paragjykimet në bashkëjetesën midis tyre, të gjitha këto pasqyrohen nëpërmjet dy historish dashurie të pamundura.

Filmi rrëfen jetën e dy vëllezërve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, ku njëri përpiqet të integrohet atje me punë të ndershme, ndërsa tjetri, falë edhe moshës së tij adoleshente, bie pre e lekut të lehtë, duke njohur kështu tmerrin e trafikut të paligjshëm dhe duke i hapur vëllait të madh probleme që nuk kanë më kthim mbrapa. Kjo është historia e dy qenieve që përpiqen të gjejnë vetveten në një vend të huaj, brenda vëllazërisë, në një histori dashurie të verbër dhe pa rrugë dalje.
 
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024