Filmi “Bota”, pas 25 qershorit nis
të shfaqet në kinematë italiane

Filmi “Bota”, pas 25 qershorit nis<br />të shfaqet në kinematë italiane
Filmi shqiptar “Bota” nga data 25 qershor do të nis shfaqjet në kinematë italiane. Filmi “Bota” shkon në Romë pas shumë pjesëmarrjeve në festivale dhe çmimeve ndërkombëtare. Në këtë film me skenar dhe regji të Iris Elezit e Thomas Logorecit, interpretojnë aktorët Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Erand Sojli, Guljelm Radoja dhe Alban Ujkaj.

Ngjarjet zhvillohen në një rajon të pazhvilluar, të harruar, ku gjatë regjimit dictatorial përdorej për ndëshkimin e armiqve të regjimit ku internoheshin familjet e tyre. Filmi “Bota” në festivalin ndërkombëtar të filmit në Çeki, “Karlovy Vary” u shpall fitues në programin “East of the West” me çmimin “Fedeora”. Filmi me kohëzgjatje prej 100 minutash është produksion i kompanisë “Era Film”, është bashkëfinancuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, Ministria e Kulturës në Itali dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Projekti i filmit “Bota”, i aprovuar për financim në vitin 2011 nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ka marrë edhe mbështetjen e “Eurimages”. Në mars të këtij viti filmi ishte pjesëmarrës edhe në “Sofia International Film Festival”, që zhvilloi edicionin e 19 -të.
 
Redaksia online
(SM/shqiptarja.com).
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji