Filmi “Diana”, princesha në dy
vitet e saj të fundit

Filmi “Diana”, princesha në dy<br />vitet e saj të fundit
Pas premierës londineze dhe projeksioneve britanike, filmi biografik dhe dramatik kushtuar princeshës ikonë, Diana mbërrin edhe në Tiranë. Prej të premtes, dt 27 shtator fillojnë projeksionet e “Diana” në kinema Millennium.

Jeta e saj në dy vitet e fundit teksa princesha angazhohet në aktivitete bamirësie por edhe një histori të fshehtë dashurie me kirurgun pakistanez Hasnat Khan.
Ata të dy u takuan për herë të parë në vitin ‘95, kur princesha vizitonte një mikun e saj që kishte pësuar një atak. Në 2008-ën Kahn foli publikisht për historinë e tij me Princeshë Dianënduke shtuar se qëllimet e saj ishin tepër serioze. Pas fjalëve të Kahn, erdhën edhe deklaratat e Paul Burrell, sekretarit të Diana, i cili konfirmoi se mejku pakistanez ishte dashuria e vërtetë e Ledi Dianës.
Në rolin e princeshës pas shumë hezitimesh është aktorja e njohur Naomi Wats. Në krah të saj , në rolin e kirurgut të zemrës, është aktori Naveen Andrews, i njohur për interpretimin e tij në serialin e famshëm televiziv “Lost”.
 Ndërsa regjia është realizuar nga Oliver Hirschbiegel që numëron në karrierën e tij plot 16 cmime dhe 14 nominime. I tërë skenari i filmit i shkruar nga Stephen Jeffreys , është bazuar në librin me të njëjtin titull të biografes Kate Snell.

Në Shqipëri filmi fillon projeksionet shumë më herët se në shtete të tjera kryesore europiane të cilat fillojnë ta shfaqin në kinematë e tyre javën e parë të tetorit. Ndërsa në shtetet e bashkuara të Amerikës filmi do të fillojë projeksionet në datën 1 nëntor.

Për rolin e Dianës, regjisori kishte menduar të angazhonte aktoren Jessica Chastain por për shkak të impenjimeve të tjera ajo nuk e mori rolin. Më pa regjisori ia dërgoi skenarin aktores Naomi Wats e cila shpjegon se e ka pasur mjaft të vështirë të pranojë rolin, duke menduar se kompleksiteti I figurës së princeshës është mjaft i vështirë për tu arritur. Për të realizuar rolin e Dianës, Naomi ka parë vazhdimisht të gjitha videot e saj, librat dhe gazetat me qëllim realizimin e këtij personazhi mjaft të rëndësishëm,
 
 
Skeda e filmit
 
Titulli: Diana
Kohezgjatja:  113 minuta
Gjinia:  Biografi | Dramë
Regjia: Oliver Hirschbiegel  16 cmime dhe 14nomiinme
Skenari: Stephen Jeffreys , Kate Snell
Aktorë: Naomi Ëatts, Naveen Andreës, Douglas Hodge
Sinopsi: gjatë dy viteve të fundit të jetës së saj, Princeshë Diana angazhohet në aktivitete bamirësie por edhe një histori të fshehtë dashurie me kirurgun pakistanez Hasnat Khan.
 diana
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024