Ajo që shqiptarët kanë parë e dëgjuar këto dy ditë nga Lulzim Basha dhe opozita në përgjithësi ishin të paimagjinueshme që mund të dilnin nga goja e atyre që duan të qeverisin vendin pas 25 prillit. Vetëm për t’i ikur debatit të cilit Lulzim Basha nuk i jep dot përgjigje, opozita ka thënë fjalën e fundit duke bërë politikë me të vdekur e me morgje.
Lulzim Basha ka një problem të madh në raport me të vërtetën, ai nuk e thotë dot atë sepse mendon se do i përdoret kundër. Ai ka kompleks nga ajo që ka bërë si ekspert ligjor në Kosovën e pasluftës edhe pse në fund të fundit ka bërë një punë për të cilën paguhej. E nga sikleti që po i jepte ky debat publik, ai guxoi dhe foli për të vdekur e shifra që sipas tij nuk ishin të sakta. Por, nuk u ndal me kaq.
Filmi i tij për të zbehur debatin mbi rolin e tij në hetimet kundër UCK-së, kishte patur dy pjesë, ku e dyta ishte e tmerrshme, e pashpirt, e që të linte të kuptoje se kjo opozitë ka prekur me plot kuptimin e fjalës fundin. Mbrëmë, Lulzim Basha dhe aleatët e tij (politikë e mediatikë) nxorrën pamjet nga morgu, duke shkaktuar një reagim të fortë në rrjet, i cili ishte në masë dërrmuese, dërrmues për Lulzim Bashën vetë.
Kjo taktikë e Bashës për të mos folur për të shkuarën e tij, i cili bën gjithçka duke prekur edhe fundin njerëzor, tregon se halli i tij në raport me CV-në e tij është më i madh nga ç’mund ta mendonim deri dje. Fakti që Lulzim Basha përdor si argument morgun për të shmangur debatin, tregon se në fakt ajo për të cilën ai akuzohet nuk është theshtë një histori e paqartë, por një histori shumë e qartë dhe e pastër të cilën Basha do të bënte çmos që të mos dalë në dritë. E këtu nuk ka kursyer as morgun e të vdekurit, si të vetmen temë e cila mund të zbehë historinë që fshihet brenda Bashës si brenda një morgu, ku viktima janë Ushtria Clirimtare e Kosovës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Nga politika tek TikTok-u, shoqëria që po ‘vret’ bijtë e vet
20 Nëntor, 12:08
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Hetimori në Shëndetësi në ‘udhëkryq’, Soko në ‘Repolitik’: Është kthyer në fushatë elektorale, palët e kanë lënë detyrën! Muça: PS ka luks që ka Vokshin kundërshtare
13 Nëntor, 21:38
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
Muco , po shko ti , kryetar partie i PD-se kur e ndien veten me te afte , me te drejte , me virtuoz nga Basha !. Benu nder gjysmes se popullsise qe beson djathtas . Po te ishe ti , mase te vdekurit e pandemise , se paku do ishin neper arkivole , jo sheshit . Po mir , te vdekurit sidoqoft kane vlera sepse me pare kan punuar dhe kane prodhuar te mira materiale , por kan patur edhe vlera njerezore per te gjithe . Kush nuk ka respekt per te vdekurit , s'ka respekt per vet--veten .
PërgjigjuBashes kena me ja rras e te dalin syte kakerrdhok
Përgjigjuaty rrini ju te akuzat ndaj bashes. nuk e shikoni cpo ndodh ne shqiperi, po merreni me kosoven. jepini se te marume jeni
PërgjigjuPse Kosova nuk është Shqipëri