Filmi që çon Shqipërinë në Oskar, regjisori Robert Budina: Fundi jo i lumtur paraqet mentalitetin e Shqipërisë sot

Filmi ‘Pikë Uji’ i regjisorit Robert Budina është një thriller që zbulon çmimin e pushtetit dhe dashurisë pindërore. Ky film do të përfaqësojë Shqipërinë në çmimet Oskar, në kategorinë e filmave ndërkombëtarë.

Regjisori Budina ishte sot i ftuar në ‘Studio Live’ ku tregoi më shumë se si lindi ideja për këtë film, nga ngjarje të rënda të ndodhura në vitet 2018-2019 ku kishte shumë përdhunime të miturish.

'Ishte një periudhën nga 2018-2019 kur ndodhën ngjarje të forta përdhunime të miturësh. Edhe nënat e tyre përpiqeshin të justifikonin fëmijët e tyre. Më lindi ideja të mos vinim viktimën në qendër po ato që e shkaktojnë. Pikë uji vjen nga një metaforë e gotës së Pitagorës, nëse hedh një pikë ujë derdhet, në kuptimin popullor, tahmaja e madhe të lë pa gjë. Kështu është edhe kjo nëna, që justifikon krimin e të birit, e etur për pushtet dhe para vjen një ditë që ai sistem që kishte përfituar i vihet kundër.'

Ndërsa më tej shpjegon se nuk bazohet tek ngjarje të vërteta por në zbërthimin e realitetit ku jetojmë.

'Nuk janë ngjarje të vërteta. Janë zbërthime të realitetit në momentin ku jetojmë.'

Filmi do të garojë çmimin e filmit më të mirë të huaj në ‘Oscar’.

'Në filmat e huaj. Për ne është e rëndësishme të përfaqësojmë Shqipërinë në Oskar, por është ngjarje e rëndomtë. Ka disa kushte teknike që duhen plotësuar dhe i paraqitet akademisë së Oskar, deri sa arrihet në një listë të shkurtër 5 filmash. Sa më shumë të shihet filmi në vendin e origjinës dhe të fitojë çmime aq më shumë shanse ka që anëtarët e akademisë ta vlerësojnë. Garë e fortë.'

Sa i përket fundit të hidhur të filmit, Budina fton të gjithë qytetarët ta shohin, teksa thekson se të gjithë priren të pëlqejnë një fund të lumtur, ku i miri fiton.

'Nja dy ditë rresht u takuam me publikun e thjeshtë. Na pyetën pse ky fund. Në përgjithësi njerëzit kërkojnë një lloj shpagimi, që i miri fiton. Ky fund paraqit në formë të drejtë atë që është sot Shqipëria. I duhur për ata që janë shqiptarët sot. Nëse do e bënim filmin nesër, mendoj se ky është fundi që respekton mentalitetin dhe zhvillimin politik social. Është diskutuar me partnerët. Jam natyrë që i marr parasysh këshillat.'

Kasti i filmit është i përbërë me aktorë shqiptarë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Veriut, Kosova apo Mali i Zi.

'Kemi marrë një kast mbarëkombëtar. Kjo për një arsye sepse eksperiencat tonë kombëtare në vende të ndryshme janë pasuri për filmin. Kështu fillojmë bashkimin real dhe shpirtëror të trojeve shqiptare. Aktorët janë të talentuar dhe i japin risi filmit.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja