Në listën e finalistëve të zgjedhur për këtë vit nga “Student Academy Awards” është edhe filmi shqptar me metrazh të shkurtër. Bëhet fjalë për filmin “Bini” të realizuar nga regjisori Erblin Nushi.
Lajmin e mirë e ka bërë vetë të ditur regjisori me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Kjo është për të gjitha ata që kanë humbur jetën gjatë luftës. Për të gjithë ata zëra të padëgjuar dhe për ata fëmijë jetët e të cilëve janë ndikuar nga veprimet e atyre të cilët na kanë dashur të vdekur. Kosovë kjo është për ty,”- shkuan Nushi në Facebook.
Filmi është në mesin e finalistëve së bashku me tetë filma të tjerë në kategorinë “Narrative”.
Komento