Filmi shqiptar “Agon” përzgjidhet
në Festivalin e Barit

Filmi shqiptar “Agon” përzgjidhet <br />në Festivalin e Barit
Filmi shqiptar “Agon” me regji të Robert Budinës përzgjidhet për t’u prezantuar për publikun Italian në Bari në International Film Festival.

Ky është viti i katërt nga krijimi i këtij festivali dhe është konsoliduar mjaft në vend për cilësinë e filmave që paraqet. Axhenda e festivalit është mjaft e ngjeshur pasi prezanton 400 filma nga vende të ndryshme në tetë ditë mjaft intensive.

Suksesi i këtij festivali është vërejtur edhe vjet ku sallat në të cilat paraqiteshin filmat ishin të mbushura plot nga rreth 55 mijë shikues. Filmi shqiptar “Agon”, që do të prezantohet këtë vit në Bifest ka një tematikë specifike ku përmes historisë së Saimirit dhe Vinit personazheve kryesore, regjisori Budina ka trajtuar në të njëjtën kohë disa plagë të emigracionit; racizmin, krimin e organizuar, trafikun e qenieve njerëzore etj.

Filmi “AGON” u xhirua në Shqipëri dhe në Selanik të Greqisë, me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë dhe me një trupë të përzier teknike shqiptaro-greko-rumune. Pas suksesit të filmit prezantuar në Shqipëri, tashmë pritet, që të ketë sukses edhe në Bifest.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit