Filmi shqiptar rrëmben dy trofe në Festivalin Europian në Leçe

Filmi “Derë e hapur” me regji të Florenc Papas është vlerësuar me dy çmime në Festivalin e Filmit Europian në Leçe, atw tw publikut dhe Cinema Europa.

 “Ishim të gjithë online kur u zhvillua ceremonia. Në momentin që unë shikoja kush ishte online. ishte dhe co-producenti. Në momentin që u ndanë çmimet ne falënderuam jurinë për çmimet, por producenti Ricardo ishte më shumë i lumtur sesa ne, sepse do të prezantojë filmin tek publiku italian”, shprehet producenti Eno Milkani.

"Open door” (Derë e hapur), ku protagoniste janë Luli Bitri dhe Jonida Vokshi ka në qendër historinë e dy motrave, të cilat do të nisin një udhëtim. Një nga vajzat është shtatzënë edhe e pamartuar. Bashkë me motrën e saj të madhe përpiqen të gjejnë një burrë për t'u shtirur si bashkëshorti i saj, përpara se të takohen me babanë, njw njeri strikt e tradicional. Është një histori sa shqiptare, aq edhe universale.

“Gjuha e skenarit dhe e filmit është shumë e thjeshtë. Ky është trendi që kërkojnë sot përzgjedhësit e filmave. Histori të thjeshta njerëzore, pa shumë zhurmë”, thotë Milkani.

Qëllimi i edicionit të 21-të të festivalit, për organizatorët ka qenë që kinematografia të luante rolin e një busulle të domosdoshme, që argëton dhe informon publikun mbi situata ekzistenciale. Ndërsa, pas këtyre vlerësimeve dhe detyra është që këtë film ta çojë tek publiku brenda edhe jashtë vendit

“Fakti që filmi është përzgjedh nga QKK të përfaqësojë Shqipërinë për Akademinë, na ndihmon, që ta çojmë filmin dhe në vende të tjera”, thotë Milkani.

 “Derë e hapur” i Florenc Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë edhe në OSCAR. Ky film është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, edhe është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit