Filmoi gjestin fyes të futbollistit të Romës, personazhi i njohur publik ‘denoncon’ Zaniolon (VIDEO)

Fitorja e Lazio-s me shifrat 3-2 në derbi kundër Romës ka lumturuar shumë tifozët bardhekaltër me në krye Ana Falchin, personazhin mjaft të njohur në rrjetet sociale.

Gjatë gjithë kohës ajo ka postuar për fitoren e ekipit të Sarri-t, por më shumë përshtypje ka bërë një video me protagonist futbollistin e Romës Zaniolo. Ky i fundit në momentin që largohet nga fusha i ka treguar organet gjenitale tifozëve kundërshtarë, të cilët gjatë gjithë kohës e provokonin me kore.

“Ja se çfarë bën futbollisti i Romës”, ishte postimi i saj. Përveç këtij gjesti Zaniolo vendosi edhe gishtin te goja, një tjetër moment fyes për kundërshtarët.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Gazetari i familjes Berisha sulmon Bashën për dosjen 'Toyota Yaris': Ke 8 thirrje nga prokuroria belge, pse nuk shkon të dëshmosh? Je gjobëvënës