Një gjykatë bjelloruse ka marrë sot vendimin për të burgosur dy gazetarë për dy vjet me akuzat e nxitjes së protestave dhe filmimin e një mitingu kundër udhëheqësit të vendit.
Katerina Andreyeva, 27, dhe Daria Chultsova, 23, u arrestuan në Minsk në nëntor ndërsa transmetonin drejtpërdrejt një protestë të paautorizuar. Gazetarët punonin për TV Belsat me bazë në Poloni. Protestat masive u zhvilluan në të gjithë Bjellorusinë pasi Alexandër Lukashenko pretendoi fitoren në zgjedhjet presidenciale në gusht të konsideruara gjerësisht si të manipuluara.
Lukashenko është në pushtet që nga viti 1994 dhe të Mërkurën një nga kundërshtarët e tij doli në gjyq.
Ish-bankieri Viktor Babaryko u ndalua të marrë pjesë në zgjedhje dhe u arrestua në qershor. Ai akuzohet për marrje ryshfeti dhe pastrim parash. Pas zgjedhjeve të diskutueshme të gushtit, opozita organizoi demonstrata të mëdha çdo të Dielë, zakonisht me më shumë se 100,000 njerëz. Qeveritë perëndimore dhe vëzhguesit e të drejtave të njeriut dënuan fitoren e Lukashenko sitë manipuluar. BE shtoi atë dhe djalin e tij Viktor në listën e zezë të sanksioneve të zyrtarëve të Bjellorusisë.
Hetuesit në çështjen Belsat pretenduan se gazetarët e TV, të cilët filmuan nga kati i 14-të i një apartamenti në 15 nëntor, kishin inkurajuar bllokimin e trafikut, pasi 13 linja autobusi kishin ndaluar lëvizjen po ashtu edhe linjat e trolejbusit dhe tramvajit. Belsat raporton se rrugët e transportit të specifikuara nuk përfshinin sheshin ku gazetarët po filmonin. Kritikët e shohin gjyqin si pjesë të një goditje të përgjithshme ndaj mediave të pavarura në Bjellorusi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3431
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Bjellorusia në prag të zgjedhjeve presidenciale, regjimi i Lukashenkos arreston 7 gazetarë
13 Dhjetor 2024, 08:13
-
Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024
12 Dhjetor 2024, 10:40
-
Lukashenko shpalos planet për vendosjen e raketave ruse Oreshnik në Bjellorusi
10 Dhjetor 2024, 18:19
-
Putin: Rusia do të vendosë raketa të reja Oreshnik në Bjellorusi
6 Dhjetor 2024, 22:50
-
Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e sigurisë, në dokument përfshihen edhe armët bërthamore
6 Dhjetor 2024, 15:24
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Bjellorusi, Lukashenko fal edhe 32 të burgosur politikë, 8 prej tyre janë gra
20 Nëntor 2024, 21:59
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor 2024, 19:53
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38