Final 4/ Përcaktohet ndarja e tribunave për ndeshjet gjysmëfinale, Partizani - Skënderbeu dhe Egnatia - Vllaznia

Final 4/ Përcaktohet ndarja e tribunave për ndeshjet gjysmëfinale, Partizani - Skënderbeu dhe Egnatia - Vllaznia

Trofeu i Superligës

Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të “Final 4” ku do të vendoset finalja e madhe e sezonit në Superligë. Partizani – Skënderbeu është gjysmëfinalja e parë e “Final Four” që do të luhet të premten më datë 17 maj në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

FSHF si organizatore e ndeshjeve të “Final Four” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët. Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Skënderbeut.

Në tribunën kryesor, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Skënderbeut.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Gjysmëfinalja e dytë Egnatia – Vllaznia, do të zhvillohet të dielën më datë 19 maj në orën 20:00, po në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë sfidë tifozët e Egnatias do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Vllaznisë në sektorin S. Në tribunën kryesore, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Egnatias, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Vllaznisë.

Ndërsa tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00. Ndërsa biletat me çmim promocional shiten vetëm në dy pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?