Nuk ka fitues në ndeshjen e parë mes ekipeve të Bayernit të Mynihut dhe Borusias së Dotmundit pasi ka përfunduar në barazim 1-1. Prova e parë për dy ekipet para ndeshjes së Champions League edhe pse me formacionet e dyta ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël.

Grosskreutz kaloi i pari vendasit në avantazh që në minutën e 11'. Ky avantazh do të zgjaste për 12' minuta, deri kur Gomez barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë mundësinë më të mirë e kishte Dormtundi për të kaluar në avantazh, por Levandovski gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Në minutat e mbetura të dy ekipet përpiqen për të shënuar por deri në fund rezultati nuk ndryshoi. Dy ekipet do të takohen më 25 Maj në finalen e 'Uemblit'.